0.8 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Pas Distria Krasniqit edhe Akil Gjakova fiton medalje në Paris Grand Slam, e mposht Khojazodan dhe fiton të bronztën

- Advertisement -

Akil Gjakova ka çuar numrin e medaljeve të Kosovës në dy në Paris Grand Slam 2024, duke triumfuar për medalje të bronztë në kategorinë deri në 73 kilogram ndaj Behruzi Khojazoda.

Distria Gjakova fitoi dje të artën, duke qenë e pakonkurrencë, ndërsa Akili sot vazhdoi me paraqitje të jashtëzakonshme, që vetëm disa gabime të vogla e ndanë nga një arritje më e madhe nga ky turne.

Akili i fitoi tre përballjet e para me lehtësi, duke arritur Ippon ndaj të gjithë kundërshtarëve deri në atë fazë, por u mposht në çerekfinale nga Shakhram Akhadov, vetëm për shkak të shidove.

Lufta për medalje për Gjakovën vazhdoi në repesazh, aty fillimisht fitoi betejën e parë ndaj Adil Osmanov nga Moldiva, me një lëvizje fantastike në Golden Score.

Ndërsa në finale të repesazhit u përball me Behruzi Khojazoda, garuesin nga Taxhakistani, i cili në çerekfinale mposhti kosovarin Dardan Cena vetëm me anë të shidove.

Akili e gjunjëzoi numrin 15 të botës, për të fituar medaljen e bronztë të kategorisë deri në 73 kilogram në Paris Grand Slam 2024.

Një tjetër arritje e madhe për Gjakovën, që në dhjetor të vitit që lamë pas fitoi medaljen e artë nga Kampionati Evropian i Hapur, që u mbajt në Prishtinë.

Akili arritjen më të madhe në karrierë sa i përket Paris Grand Slam e ka në vitin 2018, kur fitoi të artën si 22-vjeçar.

Kujtojmë se Dardan Cena që garoi në të njëjtën kategori, u eliminua në repesazh dhe mbeti pa medalje, ndërsa Laura Fazliu humbi shumë herët.

Distria Krasniqi ia solli medaljen e parë të artë Kosovës nga kjo garë dje, me Akilin që e shton numrin e medaljeve, teksa këtë mundësi e kanë edhe nesër Loriana Kuka dhe Shpat Zekaj që garojnë në kategoritë deri në 78 dhe 100 kilogram respektivisht.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit