Krerët e organizatave të dala nga lufta pas takimi me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti kanë treguar se kur do të jetë protesta e radhës e që veteranët po kërkojnë që pensioni i tyre të jetë 250 euro sa është propozuar që të jetë paga minimale në Kosovë.
Faton Klinaku u.d. i kryetarit të OVL UÇK ka thënë se për momentin nuk mund t`i drejtohen Gjykatës Kushtetuese meqë projektligji është në komisioni përkatës dhe ka kaluar vetëm në lexim të parë
“Në momentin që ky projektligj shkon në Kuvend për lexim të dytë, atëherë do të jetë protesta e radhës”, ka thënë ai ndër të tjera.
Ndryshe, përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë takuar në objektin e Qeverisë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti pas ftesës që ky i fundit u ka bërë dje.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi lidhur me pakënaqësitë e tyre për mos
përfshirje të veteranëve në Ligjin për pagën minimale