Që prej eleminimiat të saj nga “Dancing ëith the Stars”, Juliana Nura nuk është ndalur të akuzojë jurinë se eleminimi i saj ishte i padrejtë, madje duke akuzuar hapur se disa konkurrentë aty mbahen me hatër.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, ajo deklaroi gjithashtu se kupën mund ta fitojë Fifi dhe kjo për shkak të historisë që ajo ka me Top Channel.
Kjo deklaratë sigurisht që nuk është pritur aspak mirë nga këngëtarja e njohur, e cila përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, duke u shprehur se Juliana po tregohet e padrejtë dhe po mundohet të njollosë të gjithë punën, përkushtimin dhe sakrificën që ajo po bën për të nxjerrë më të mirën e saj në kërcim.
Nga ana tjetër, në një intervistë të dhënë së fundmi, Xhuliana ka zbuluar se në fakt ajo ende vazhdon ta konsiderojë shoqe Fifin dhe se ajo e meriton fitoren pasi është një artiste me plot kuptimin e fjalës.
“Fifi dhe Enxhi kërcejnë shumë mirë. Unë e kam thënë edhe në një intervistë tjetër që dy të preferuarat e mia janë ato dhe cilado që ta fitojë, unë jam e lumtur”, shprehet Fifi.
Ndërkohë që me Fifin ka patur një miqësi edhe para se të merrnin pjesë ne “DWTS”, Xhuliana shton:
“Çdo kompeticion, ku është një trofe, aty më nuk e sheh a ke shoqe a jo, mendoj prej disa njerëzve të tjerë, kurse unë mendoj që akoma e kam shoqe, dhe dua ta kem shoqe, e meriton sepse është me plot kuptimin artiste”.
Në lidhje me deklaratën e Fitit, Xhuliana tha:
“Unë thjesht kam thënë që i kam dy të preferuarat dhe shpresoj që Fifi ta fitojë sepse normal e kemi gocë nga Kosova dhe e kam shoqe. Sigurisht që ia uroj fitoren. Fifi ka reaguar pak negativisht, por ajo shërohet më vonë, kështu që të mos e përmendim këtë gjë.”