15.5 C
New York
Sunday, November 2, 2025

Buy now

Pas deklaratës së Kurtit për kryetarët që “s’dinë të punojnë e vjedhin”, Haziri: Kryetari i Gjilanit e ka kthyer komunën në “çiflig kunatash e baxhanakësh”

- Advertisement -

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili kishte kërkuar që të mos votohen kryetarët që “nuk dinë të punojnë mirë apo që vjedhin”.

Haziri e ka quajtur thirrjen e Kurtit “me vend”, por ka shtuar se pikërisht kryetari aktual i Gjilanit, nga radhët e Vetëvendosjes, është shembulli më i keq i asaj që Kurti kritikoi.

“S’ka punuar asgjë në katër vitet e fundit, ndërsa qytetit tonë ia ka sjellë epitetet më të këqija, duke e shndërruar Komunën në një çiflig kunatash, balldëskash, baxhanakësh, dajallarësh e dostash,” ka shkruar Haziri.

Ai përfundon shkrimin e tij me: “Mjerë ata që punojnë për një proces zgjedhor e jo për një gjeneratë.”

Të ngjashme

Të fundit