Mbrëmjen e djeshme u mbajt pjesa e parë e Poet Big Brother Vip Albania.
Arbana Osmani, dy opinionistët Zhaklin dhe Arbër, si dhe të gjithë konkurentët, u vendosën përballë njëri-tjetrit. Në diskutimet e tyre nuk munguan as debatet dhe tonet e larta të zërit.
Një përplasje ndodhi mes Kiarës dhe Zhaklinës. Në këtë pikë ndërhyri Arbana duke ju drejtuar opinionistes.
“Ndoshta do e kishit pasur më të lehtë të bëheshit fansa,vitin e kaluar kemi pasur edhe opinionistë që janë bërë fansa”, u shpreh Arbana duke nënkuptuar rastin e vitit të kaluar ku Balina Bodinaku u përfol aq shumë për preferencën e saj kundrejt Donald Veshaj.
Pas kësaj, Balina ka reaguar përmes disa postimeve në Instagram.
“Fanse është zgjedhje. Kompleksi është vuajtje”, shkroi Balina.
Më pas përmes disa videosh, Balina u shpreh se Arbana i ka bërë ftesë të ishte opinioniste edhe këtë vit. Nisu nga kjo, beson se deklarata e moderatores mbrëmë ka qenë në kontekstin e shakasë.