27.2 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

Pas deklaratave të Grenellit, Osmani paralajmëron konferencë për media sapo të kthehet në Kosovë

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë një konferencë për media lidhur me deklaratat e fundit të emisarit amerikan Richard Grenell, menjëherë pas kthimit të saj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu ka bërë të ditur për Tëvë1 këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

Reagimi vjen pas deklaratave të Grenellit, i cili e ka akuzuar Osmanin për “manipulim të fjalëve” të ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Grenell duke përmendur nënshkrimin e Marrëveshjes së Washingtonit në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë se Osmani nuk ishte pjesë e asaj marrëveshje dhe sipas tij “të pretendosh sikur kishte diçka të re, është absurde”.

“Turp për Vjosa Osmanin që manipuloi fjalët e presidentit Donald Trump. Donald Trump u nominua për Çmimin Nobel për Paqen për punën e tij në paqen dhe normalizimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë në vitet 2019 dhe 2020 – përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Washingtonit nga Trump në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë. Osmani nuk ishte pjesë e asaj marrëveshjeje. Dhe të pretendosh sikur kishte diçka të re është absurde”, ka shkruar Grenell në X.

Të ngjashme

Të fundit