Pas deklaratës së bujshme të grimierit Dario Doka në lidhje me ftesën e marrë nga Meritoni për seks në grup, ka reaguar sot vëllai i këtij të fundit, Rinor Mjekiqi. I ftuar në “Fun Club”, ai tha se ka kontaktuar me avokatin dhe po bëjnë gati paditë në Prishtinë. Rinori shtoi se do të padisë këdo që konsideron se ka shpifur kundrejt Meritonit dhe do të merren masa ligjore.
“Do ketë padi për secilin që bën deklarata të tilla. Kam folur me avokatin në Prishtinë”, tha Rinor Mjekiqi në “Fan Club”.
Dy javë më parë, Doka publikoi një postim ku zbuloi ftesën e pazakontë të Mjekiqit për seks në grup dhe tërhoqi vëmendjen e mediave.