Luizi i ka kërkuar Kiarës që të dalin bashkë nga Big Brother pas sherreve që kanë patur së fundmi. Por Kiara nuk ka pranuar.
Luizi: Ça do që të bëjmë? A do të dalim jashtë? A ikim moj Kiarë? E kam seriozisht hajde ikim. Për Zotin jam tu ta thënë troç ikim bashkë.
Kiara: Jo fare, dua të rri. Pse të iki? Se të teket ty hajde ikim edhe të iki unë.
Luizi: Po s’jemi të lumtur këtu, do jemi jashtë.
Kiara: Jo këtu shoh gjëra që s’më pëlqejnë, nuk kam pse të dal. Jashtë i shohim kur të vijë koha.
Luizi i kërkon Kiarës të dalin nga ‘Big Brother Vip’.
Kiara: Jo Luiz jo vazhdo rrugëtimin tënd
Luizi: Rrugëtim të kam ty unë
Kiara: Jo s’më ke. Tani duhet të më respektosh hapësirën që po të kërkoj se po nxjerr keq veten tënde.
Luizi: Po ç’ke ti si e nxjerr veten unë.