-2.5 C
New York
Monday, January 5, 2026

Buy now

Pas debateve të tensionuara me Albën dhe Benitën, Fjolla ‘shpërthen’ në lot

- Advertisement -

Një ditë e tensionuar ka qenë kjo e diel në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku këngëtarja Fjolla Morina është përfshirë në një debat të ashpër me banoret Alba Pollozhanin dhe Benita Zenën.

Këngëtarja dukej se nuk ka qenë në gjendje të mirë emocionale dhe biseda mes tyre ka shpërthyer rreth çështjeve të përditshme në shtëpi.

Pas përplasjes, Fjolla është parë e përlotur dhe e shqetësuar, deri në atë pikë sa iu ka kërkuar banorëve të largohen, për të mos qenë afër saj.

 Foto: YouTube

Momenti ka tërhequr reagime të shumta nga publiku, i cili ka komentuar për tensionin e shtuar dhe për natyrën impulsive të situatave që shpesh lindin mes banorëve.

Episodet e tilla, sipas shikuesve, tregojnë se dinamika brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova është gjithnjë e paparashikueshme, ku emocione të forta dhe përplasjet janë pjesë e pandashme e lojës.

Fjolla, e njohur për karakterin e saj të zjarrtë dhe shpirtin e fortë, duket se ka kaluar një moment të vështirë emocional, por mbetet të shihet se si kjo situatë do të ndikojë në marrëdhëniet e saj me banorët e tjerë në ditët në vijim.

Kjo nuk është hera e parë marrë parasysh temperamentin e artistes shqiptare. /Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit