Para disa ditësh aventura e “Big Brother VIP Kosova” u mbyll dhe Stresi doli fitues. Ai ishte bërë pjesë e formatit nga fillimi dhe ia doli të triumfojë duke marrë 160 mijë euro.
Pas daljes nga Big-u, Stresi ka folur edhe për banori më të përfolur në Shqipri, Luiz Ejlli.
Stresi shprehu edhe mbështetjen e tij për Luizin të cilin tha se e ka mik dhe e cilësoi si djalë shembullor.
“Por, gjithë që jeni këtu. I bëj thirrje Kosovës, Maqedonisë, e keni një banor tjetër, ai është një mik i imi shumë i ngushtë. Luizi, që do e suportojmë deri në fund në Shqipëri, që po bën namin. Mbështeteni maksimalisht sepse është një djalë shembullor”, u shpreh Stresi.