Disa nga banorët e “Big Brother Vip Albania” duket se vazhdojnë të ruajnë marrëdhënie shoqërore edhe jashtë shtëpisë. Së fundmi Tea Trifoni dhe Kejvina Kthella janë bërë bashkë.
Vajzat kanë postuar një Instastory teksa janë duke konsumuar një gotë verë. Ka qenë Kejvina ajo e cila teksa e ka ndarë me ndjekësit në Instagram këtë moment, ka ironizuar edhe disa nga sjelljet e vajzave brenda shtëpisë.
“Po zihemi për cigaret. Hahahah por jo jo duhemi, duhemi”.
Vajzat kanë pasur një raport relativisht të mirë me njëra-tjetrën brenda shtëpisë. Ndërkohë pas daljes, të dyja i bën bashkë një tjetër gjë: qëndrimi pro lojës së Luizit në BBV edhe pse gjatë kohës që ishin brenda, të dyja kanë pasur përplasje të forta me këngëtarin.