Pas përfundimit të luftës, ish-ushtari i UÇK-së, dr. Fatmir Xhelili, ndan një moment të veçantë nga kthimi i tij në Prishtinë më 14 qershor 1999.
Përmes një postimi në Facebook, dr. Xhelili ka publikuar dy fotografi ku shfaqet me vajzat e tij, Albulenën dhe Erzën, të cilat i kishte takuar për herë të parë pas muajsh ndarjeje për shkak të luftës. Fotot, siç thotë ai, janë shkrepur nga miku i tij tashmë i ndjerë, Alban Bujari.
“Në Dardani me 14.06.1999 dhe takimi me vajzat, Albulenën dhe Erzën, pas një periudhe disa mujore! Këto foto i ka shkrepë shoku im, tani i ndjerë Alban Bujari”, ka shkruar ai.
Dr. Fatmir Xhelili ka mbajtur pozita të rëndësishme në institucionet e pasluftës, përfshirë atë të deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe zëvendësministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ky moment i ndarë nga ai është një kujtim i fuqishëm personal dhe historik që përçon emocionin e çlirimit dhe kthimit në jetë pas një lufte të gjatë për liri të popullit shqiptar të Kosovës.