3.1 C
New York
Thursday, February 13, 2025

Buy now

Pas bisedës me Putin, Trump telefonon edhe Zelenskyn/ Presidenti ukrainas: Po hartojmë hapat për të siguruar paqen

- Advertisement -

Pas bisedës telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, Donald Trump ka zhvilluar bisedime edhe me presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky.

Në një deklaratë zyra e presidentit ukrainas, thotë se në këto bisedime, fokusi ishte paqja në Ukrainë.

Gjithashtu Zelensky në një reagim të tij, ka theksuar se presidenti Trump ka ndarë me të detaje nga biseda me Putinin.

“Askush nuk dëshiron paqe më shumë se Ukraina. Së bashku me SHBA-në, ne po hartojmë hapat tanë të ardhshëm për të ndaluar agresionin rus dhe për të siguruar një paqe të qëndrueshme dhe të besueshme.

Më tej Zelensky ka shprehur mirënjohjen, ndaj Presidentit të SHBA për interesimin e tij që ka treguar për situatën në Ukrainë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit