-0.9 C
New York
Saturday, December 6, 2025

Buy now

Pas betimit, kryetarët serbë të komunave në Kosovë i shkojnë Petkoviqit në Rashkë

- Advertisement -

Drejtori i Zyrës së qeverisë serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, mblodhi në Rashkë përfaqësuesit e Listës Serbe të cilët sot morën mandatet e këshilltarëve dhe kryetarëve të komunave në Kosovë.

Petkoviq deklaroi në Instagram se “kthimi i komunave serbe” në veri të Kosovës te populli dhe “forcimi i mëtejshëm i komunave serbe në jug të Ibrit është me rëndësi të madhe” për, siç tha ai, “të ardhmen, prosperitetin dhe mbijetesën e popullit serb”.

Ai gjithashtu deklaroi se “Serbia, e udhëhequr nga Presidenti Vuçiq, është gjithmonë këtu për të mbështetur popullin e saj” dhe, siç tha ai, “siguron ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”.

Përfaqësuesit e Listës Serbe, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, sot dhanë betimin për kryetarë dhe këshilltarë komunalë në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Betimin ata e bënë edhe në seancat konstituive të kuvendeve komunale në Graçanicë, Shtërpcë, Novobërdë, Partesh dhe Ranillug, ndërsa seanca e komunës së Kllokotit, ku Lista Serbe fitoi në raundin e dytë të zgjedhjeve, ende nuk është caktuar.

Duhet cekur se kryetarët serbë të komunave me shumicë serbe në Kosovë, betimin e bënë para simboleve të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit