Klubi futbollistik SUHAREKA 23 njofton se sot pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të garave u morrë vendim rreth ankesës sonë për ndeshjen e gjirosë së 7-të mes KF Rahoveci dhe KF Suhareka 23 e cila u zhvillua ditën e mërkurë me datën 04.10.2023 në Jahja Danuza, njofton Klubi, transmeton Scanner.
Komisioni morri vendim se ankesa jonë miratohet si e bazuar dhe ndeshja regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të klubit tonë.
Falenderojmë Komisionin e garave me kryetar z.Abdyl Bellopoja dhe anëtarët e tjerë për shqyrtimin dhe marrjen e vendimit të duhur rreth ankesës sonë.