17.5 C
New York
Friday, April 18, 2025

Buy now

Pas ankesës së AVONET, Agjencia për Informim dhe Privatësi dënon me 3000 euro gjobë Agjencinë Kadastrale të Kosovës 

- Advertisement -

Rrjeti i OJQ-ve AVONET shpreh shqetësimin e thellë dhe të vazhdueshëm lidhur me sjelljen jotransparente dhe të kundërligjshme të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, e cila, përkundër obligimeve ligjore, ka refuzuar të ofrojë qasje në dokumente publike që lidhen drejtpërdrejt me shpenzimin e parasë publike.

Së fundmi, Agjencia për Informim dhe Privatësi ka shqiptuar një gjobë ndaj Agjencisë Kadastrale të Kosovës, për arsye se kjo e fundit, përmes heshtjes administrative, ka refuzuar të përgjigjet ndaj kërkesës së AVONET për qasje në dokumentet publike, veprim ky që përbën shkelje të drejtpërdrejtë të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike. Ky veprim i Agjencisë për Informim dhe Privatësi është një hap i rëndësishëm drejt vendosjes së përgjegjësisë institucionale dhe garantimit të së drejtës së qytetarëve për informim, veçanërisht kur bëhet fjalë për prokurimin publik dhe shpenzimin e parasë së taksapaguesve.

AVONET vlerëson se sjellja e përsëritur e Agjencisë Kadastrale duke refuzuar në mënyrë sistematike kërkesat për qasje dhe duke shkelur ligjin është një praktikë e rrezikshme, që jo vetëm e zvogëlon besimin e qytetarëve në institucionet publike, por mund të përbëjë edhe elemente të keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga zyrtarët përgjegjës të këtij institucioni shtetëror. Ne ritheksojmë thirrjen tonë ndaj institucioneve relevante që të ndërmarrin masa konkrete dhe urgjente për të siguruar transparencë të plotë në të gjitha proceset e menaxhimit të fondeve publike. Po ashtu, AVONET fton Agjencinë Kadastrale të Kosovës që të reflektojë menjëherë, të përmbushë obligimet e saj ligjore dhe të vendosë llogaridhënie të vërtetë për qytetarët e vendit tonë.

Vetëm përmes transparencës dhe respektimit të ligjit mund të ndërtojmë një shoqëri të drejtë, të ndershme dhe demokratike

Të ngjashme

Të fundit