Home Lajme Pas akuzave të Haki Abazit, reagon MD: Urojmë që të mos fshihet pas imunitetit të deputetit

Pas akuzave të Haki Abazit, reagon MD: Urojmë që të mos fshihet pas imunitetit të deputetit

0

Pas deklaratave të sotme të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka reaguar Ministria e Drejtësisë.

Në një përgjigje për lajmi.net, nga Ministria e Drejtësisë kanë bërë të ditur se sapo janë njoftuar lidhur me deklaratat e tilla, kanë njoftuar Kryeprokurorin e Shtetit.

Sipas MD-së, ky rast është shumë i ndjeshëm sikurse edhe ka vëmendjen e opinionit publik.

“Ministrja Haxhiu ka dhënë dëshminë e saj para institucioneve të drejtësisë. Dëshmitari i radhës është deputeti Abazi. E ka përgjegjësinë ligjore që të flas për secilin pretendim. Urojmë që të mos tentojë të fshihet prapa imunitetit prej deputeti”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Nga kjo ministri kanë deklaruar se e konsiderojnë të papranueshëm tendencën e deputetit Haki Abazi për të keqpërdorur këtë rast për qëllime të ulëta.

Kurti, ministrja Albulena Haxhiu, Dejona Mihali, Nazlie Balaj dhe Flora Bogaj-Bajrami.

Exit mobile version