Aktivisti i PSD-së, Nol Nushi ka përmes një statusi në Facebook, ka shpjeguar aksionin e tij sot në Lajmet Qendrore në RTK.
Nushi u fut live në edicionin qëndror të Lajmeve, ku shpalosi një pankartë ku shkruante: Radio Televizioni i Kurtit. Kjo protestë e Nushit vjen pas zgjedhjes si drejtor i RTK-së i Rilind Gërvallës, për të cilin u raportua se ishte aktivist i Vetëvendosjes.
Nushi ka thënë se emërtimet partiake nëpër ndërrmarrje e agjenci janë bërë pjesë e përditshmërisë, por ky nuk është veç emërtimi i rradhës. Me këtë emërtim sipas Nushit pushteti na hyn nëpër shtëpi, për të na treguar si duhet t’i kuptojmë veprimet e tij. Por sipas Nushit, liria do t’i gjejë rrugët e saj.
Postimi i Nushit:
Radio Televizioni i Kurtit
Lajmet e televizionit publik tash e tutje janë lajmet e partisë. Redaksia tash është Qeveria. Policia nuk është më veç në rrugë. Ajo vjen përmes filtrave të censurës. Garanton Rilind Gërvalla, drejtor i televizionit, i deleguar nga Partia-Shtet.
Emërimet partiake nëpër ndërmarrje e agjenci janë bërë pjesë e përditshmërisë. Por, ky nuk është emërimi i radhës. Me këtë emërim pushteti na hyn nëpër shtëpi. Për të na treguar si duhet t’i kuptojmë veprimet e tij. Por, qytetarët tanë e kanë kaluar, dhe nuk do të kthehen me në kohërat e errëta ku jeton ky regjim. Liria do t’i gjejë rrugët e saj.