Këngëtari i njohur Robin Thicke dhe modelja April Love Geary kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në Meksikë.
April ndau momente nga ceremonia madhështore në rrjetet sociale, ku shihet duke kërcyer me fustanin e bardhë nën fishekzjarrë dhe duke mbajtur një fjalim teksa qëndronte në prehrin e Robinit.
Ajo ecën drejt altarit me këngën “Hallelujah” të Leonard Cohenit në sfond.
Çifti janë bashkë që nga viti 2014 dhe u fejuan në vitin 2018. Ata kanë tre fëmijë së bashku.
Robin gjithashtu ka një djalë 14-vjeçar, Julian, nga martesa e tij e mëparshme me aktoren Paula Patton.