20.1 C
New York
Wednesday, August 20, 2025

Buy now

Pas 5 vitesh Microsoft adreson një problem në Defender që reduktonte me 75 përqind performancën e Firefox

- Advertisement -

Një konflikt i cili reduktonte performancën mes Mozilla Firefox dhe Microsoft Defender u diskutua për herë të parë një dekadë më parë në Bugzilla.

Megjithatë përdoruesit e Firefox tashmë mund të gëzohen pasi zhvilluesit e Mozilla dhe Microsoft kanë punuar bashkë për të lëshuar një përditësim në MsMpEng.exe i cili po bëhet i disponueshëm aktualisht.

Përdoruesit do të shohin një përmirësim të ndjeshëm të performancës, afro 75 përqind kur shfletojnë me Firefox tha një inxhinier i lartë i kompanisë.

Por pse ka ndodhur diçka e tillë dhe pse kishte konflikt me Firefox dhe Microsoft Defender?

Microsoft pranoi problemin duke thënë se MsMpEng.exe përdor shumë procesorin kur funksionalitetin e mbrojtjes në kohë reale i Windows Defender është aktiv.

Aplikacioni Firefox goditej rëndë ndërsa shfletuesi gjeneronte deri në 7 herë më shumë evente “Event Tracing for Windows(ETW)” krahasuar me konkurrentët si Edge dhe Chrome.

Këto thirrje quajtur “VirtualProtect” bëhen në mënyrë të softuerët e sigurisë të mbajnë shfletuesin të mbrojtur gjete lundrimit në ueb. Çdo program që thirr VirtualProtect do të përfitojë nga adresimi i këtij problemi. /PCWorld Albanian/

Të ngjashme

Të fundit