24.3 C
New York
Wednesday, July 23, 2025

Buy now

Pas 30 korrikut, KEK ndal furnizimin me energji për të gjithë konsumatorët që s’kanë gjetur furnizues në treg të hapur

- Advertisement -

KEK ka njoftuar se me datë 30 korrik përfundon furnizimi me energji elektrike si FMF, i cili kishte nisur që nga 1 qershori.

KEK thotë se pas datës 30 korrik të gjithë konsumatorët që nuk kanë lidhur marrëveshje me ndonjë furnizues të licencuar do të mbesin automatikisht pa furnizim me energji elektrike nga FMF, pasi këtij afati i përfundon e drejta ligjore.

Njoftimi:

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), në përputhje me Vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), sipas Ligjit për Energjinë Elektrike si dhe Rregullës për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit (FMF), nga data 01.06.2025 ka filluar furnizimin tuaj me energji elektrike si FMF, për një periudhë maksimale prej 60 ditësh, e cila përfundon me datë 30.07.2025.

Ky furnizim është i përkohshëm dhe rrjedh nga detyrimet dhe të drejtat ligjore të përcaktuara me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe Rregulloren për FMF, dhe ka për qëllim të ofrojë kohë të mjaftueshme për konsumatorët që të gjejnë një furnizues afatgjatë të licencuar nga ZRRE.

Kujdes:

Pas datës 30.07.2025, të gjithë konsumatorët që nuk kanë lidhur marrëveshje me ndonjë furnizues të licencuar, do të mbesin automatikisht pa furnizim me energji elektrike nga FMF, pasi që pas këtij afati përfundon e drejta ligjore për furnizim.

Çfarë duhet të bëni?

Ju inkurajojmë fuqishëm që sa më shpejt të kontaktoni një furnizues të licencuar nga ZRRE dhe të nënshkruani një marrëveshje komerciale për furnizim me energji elektrike, në mënyrë që të siguroheni që pas datës 30.07.2025 të mos ketë ndërprerje në furnizimin tuaj.

Të ngjashme

Të fundit