Faza e pushimit për shkak të problemit shëndetësor ka përfunduar për Klaudia Pepën. Balerina me famë ndërkombëtare ka ndarë një postim në rrjetet sociale ku ka treguar se është rikthyer sërish te këpucët e baletit.
“Pas një periudhe pauze që gjuri im të pushonte, më në fund do të vazhdoj seancat e mia të kërcimit. Jam e lumtur!”, shkruan Klaudia.

Kujtojmë se gjatë spektaklit “Dance Albania” në Tv Klan ku ishte pjesë e jurisë, Klaudia sqaroi zërat që përflisnin se nuk do të kërcente më. Balerina tha se mjeku i kishte kërkuar të bënte 3 muaj pushim për t’u rehabilituar dhe me postimin e fundit, ajo ka treguar se tashmë kjo periudhë ka mbaruar./tvklan.al/