2.9 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Pas 20 vitesh martesë çifti i njohur konfirmojnë ndarjen e tyre me anë të një postimi me një mesazh të veçantë!

- Advertisement -

Aktorja Jessica Alba ka konfirmuar ndarjen e saj nga Cash Warren, pas një martese pothuajse 20-vjeçare. Çifti, i cili u martua në vitin 2008 dhe ka tre fëmijë së bashku, Honor, 16 vjeç, Haven, 13 vjeç, dhe Hayes, 7 vjeç, ka qenë nën vëmendjen e mediave për disa ditë për shkak të raportimeve për ndarjen e mundshme. Ata u njohën në vitin 2004 në setin e filmit “Fantastic Four”, ku Alba luajti rolin e Sue Storm dhe Warren ishte asistenti i regjisorit. Pas katër vitesh të lidhjes, ata u martuan në 2008.

Në një postim në Instagram, Alba ka “hapur” zemrën e saj për udhëtimin e transformimit që ka kaluar gjatë viteve, si individ dhe si çift. Ajo shkroi:

Jam krenare për mënyrën si kemi evoluar si çift dhe në martesën tonë gjatë këtyre 20 viteve dhe tani është koha për të filluar një kapitull të ri rritjeje si individë.

Alba theksoi se ndarja është marrë si vendim me dashuri dhe respekt të ndërsjellë dhe se fëmijët e tyre do të jenë gjithmonë prioriteti i tyre më i madh. Ajo gjithashtu kërkoi që të respektohej privatësia e tyre gjatë kësaj periudhe.

Disa muaj më parë, në përvjetorin e 16-të të martesës, Alba kishte lavdëruar marrëdhënien me Warren, duke shprehur krenari për qëndrueshmërinë e tyre si çift dhe duke folur për sfidat që kanë kaluar së bashku. Ajo kishte shkruar: “16 vite martesë, 20 vite së bashku dhe gjithmonë e para.”

Warren gjithashtu ka folur në të kaluarën për periudhën kur ata ishin ndarë para se të martoheshin, duke treguar se ndjente xhelozi për vëmendjen që Jessica merrte nga djemtë e tjerë, çka i shtyu ata të vendosin për ndarje. Sidoqoftë, ata u ribashkuan dhe vazhduan lidhjen e tyre. Pas kësaj ndarjeje të fundit, duket se marrëdhënia e tyre ka përfunduar.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit