Home Rozë Pas 20 vitesh, Britney Spears bën një postim për ish-in e saj, Justin Timberlake dhe e fshin menjëherë

Pas 20 vitesh, Britney Spears bën një postim për ish-in e saj, Justin Timberlake dhe e fshin menjëherë

0

“Kur luajtëm BASHKË… atëherë ndodhën mrekullitë!!! ”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotos që ka shpërndarë. Dy yjet e pop-it kishin lidhje nga viti 1999 deri në vitin 2002.

Megjithatë, Britney Spears e përfundoi postimin duke “thumbuar” Justin, i cili e lëndoi atë rreth 20 vjet më parë.

“Unë dola nga barku i mamasë sime si të gjithë!!! Psss… Pse më braktisni gjithmonë??? Unë jam e barabartë me të gjithë!!!”, ka shkruar ajo në një postim që e fshiu menjëherë.

Postimi i Britney ndodhi vetëm një ditë pasi bashkëshorti i saj, Sam Asghari, reagoi për veprimit e këngëtares, e cila u rrëzua në një restorant dhe u grind me klientët që po i fotografonin.

“Mos e besoni atë që lexoni në internet”, shkroi aktori të hënën pasi TMZ publikoi një artikull ku pretendonte se Britney po sillej jashtë normave në publik.

 

Exit mobile version