Konkurrentja, e cila u zhduk në mënyrë të mistershme menjëherë pas përfundimit të spektaklit “Prime” mbrëmë, nuk ishte parë në kamerat e shtëpisë për rreth 20 orë.
Mungesa e saj ngjalli diskutime të shumta në rrjet, duke aluduar për një largim të mundshëm apo për ndonjë problem shëndetësor.
Megjithatë, pak minuta më parë, Alba është parë sërish në ambientet e shtëpisë.
Ajo është kapur nga kamerat në zonën e lavanderisë, duke biseduar qetësisht me banorët e tjerë, sikur asgjë të mos kishte ndodhur.






