7.9 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Pas 2 vitesh pezullim, Trump kërkon të rikthehet në Facebook

- Advertisement -

Avokati i ish-presidentit amerikan i ka dërguar një letër themeluesit të platformës Mark Zuckerberg, ku i kërkon “një takim për të diskutuar kthimin e shpejtë” të Donald Trump në rrjetin social.

“Ne mendojmë se pezullimi i llogarisë së Presidentit Trump në Facebook ka shtrembëruar dhe kufizuar thelbësisht debatin publik”, tha Scott Gast në letrën e dërguar të martën.

Ai i kërkon platformës të “promovojë dialogun e vërtetë, jo të heshtë një kandidat presidencial”.

Ish-udhëheqësi republikan u ndalua nga faqja e rrjeteve sociale për dy vjet pasi mbështetësit e tij sulmuan Kapitolin më 6 janar 2021.

Facebook kishte vlerësuar se Donald Trump nuk mund të kthehej derisa “rreziqet për sigurinë e publikut të jenë zhdukur”.

I pyetur dje nga AFP, një zëdhënës i Metës, kompania mëmë e rrjetit, premtoi një vendim për fatin e ish-presidentit “brenda javëve të ardhshme”.

Trump tashmë është kthyer në Twitter më 19 nëntor 2022, katër ditë pasi shpalli kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Megjithatë, ai ende nuk ka postuar ndonjë mesazh në atë llogari, duke komunikuar kryesisht përmes platformës së tij, Truth Social.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit