Martesa e aktores amerikane Jessica Alba dhe Cash Warren nuk ka përfunduar paqësisht.
Sipas TMZ, ata kanë dorëzuar kërkesën për divorc.
Burime për TMZ thanë se çifti është ndarë së fundmi dhe ata kanë nisur procedurat për divorcin.
Është e paqartë se çfarë i solli ata në vendimin për t’i dhënë fund martesës së tyre 15-vjeçare, por ka pasur disa telashe.
Si Cash, ashtu edhe Xhesika kanë dalë jashtë pa unazat e martesës. Së fundmi, ajo mori pjesë në një festë para Golden Globes të shtunën në Chateau Marmont në West Hollywood pa unazën e saj.
Hera e fundit që Cash dhe Jessica u fotografuan së bashku ishte në Crypto.com Arena të LA më 10 nëntor, teksa ishin ulur në oborr për një ndeshje të Lakers.