“Topçinjtë” patën një ndeshje jo fort të lehtë në çerekfinalen e Kupës së Ligës kundër Crystal Palacet.
Megjithatë, të vendosur për të siguruar një vend në gjysmëfinale, Arsenal e nisi ndeshjen me ritëm të lartë, duke krijuar disa raste shënimi, por pa arritur të gjejë golin. Kjo kryesisht falë paraqitjes së shkëlqyer të portierit Walter Benitez.
Më pak energjikë në pjesën e dytë, futbollistët e drejtuar nga Mikel Arteta arritën më në fund ta thyejnë mbrojtjen e “Shqiponjave” falë një autogoli të Maxence Lacroix pas një goditjeje standarde në minutën e 80-të.
Kur dukej se Arsenal e kishte siguruar fitoren, Crystal Palace barazoi në minutën e 95-të me një devijim nga kapiteni Marc Guehi.
Ky gol e çoi ndeshjen në gjuajtjet e penalltive, ku u desh një gabim i Maxence Lacroix që Arsenali të sigurojë kualifikimin duke iu bashkuar Chelseat në gjysmëfinale.
Gjysmëfinalja tjetër do të jetë përballja mes Manchester Cityt dhe Newcastlet.






