Ajo së fundmi ka treguar në një intervistë për revistën Elle se si nisi në mënyrë interesante lidhja e tyre e dashurisë.
Çifti kanë dy fëmijë bashkë, Maximilian (16 vjeçar) dhe Vincent (14 vjeçar), ndërsa partnerja e Ibras në të kaluarën ka shpjeguar pse nuk kanë vendosur të martohen.
“Mendoj se Zlatani më pëlqen sepse mund t’i kundërvihem. Unë kam një origjinë të rëndësishme dhe e kam ndërtuar karrierën time me shumë sakrifica. Martesa mund të ma prishë ndjenjën e pavarësisë. Nuk dua të etiketohem si gruaja e një futbollisti. Nuk mendoj se njerëzit e kuptojnë se sa shumë kam studiuar, punuar dhe luftuar në jetë”, ka sqaruar Seger.
Për kujtesë, 41-vjeçari së fundmi është filmuar duke shijuar pushimet e Vitit të Ri në plazhin e Miami. Duke qenë se ata përpiqen të ruajnë privatësinë, publiku u befasua nga fotografitë e tij me Helenan.
Me këtë lëvizje ata kanë mohuar zërat se Ibra e ka tradhtuar në disa raste. Mediat kishin spekuluar se sulmuesi i Milanit, se ndër të tjera, ka pasur një aferë me Diletta Leotta. /Telegrafi/