Albërie Hadërgjonaj ishte një nga të ftuarat e autores dhe moderatores Luana Vjollca këtë të diel mbrëma në “Zemër Luana”.
Ajo përveç këngës, batutave e historive ekskluzive të ndryshme gjithashtu foli dhe për mbesën e saj Beatrix Ramosaj.
https://f0162d0b9c416b703884b56efdd8d69c.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-39/html/container.html https://www.youtube.com/embed/7DHuxXz3je8 E vendosur përballë lojës “Ç’ka rrota, i mëson bota” praktikisht përballë familjarëve të saj dhe jo vetëm. Ndalesën e radhës kjo lojë e kishte tek mbesa e saj Beatrix Ramosaj për të cilën pyetja ishte: “Je shprehur për Beatrix edhe vajzat e tjera me një mesazh mjaft të duhur: “Një burrë që nuk të respekton nuk të meriton!”, si duhet të jetë partneri i ardhshëm i Beatrix?”
Albërie si një personazh shumë i drejtpërdrejt nuk denjoi të kthente përgjigje duke u shprehur “duhet të jetë jo legen por burrë me “rr” të fortë, jo me “r”.” Ajo shtoi se Beatrix është një vajzë e çiltër e pa të keqen që mund të ketë një vajzë tjetër.