0.8 C
New York
Wednesday, December 10, 2025

Buy now

Partitë s’mund të mbajnë tubime me diasporën në Gjermani, Ambasada ua kujton rregullat dhe ligjet në fuqi atje

- Advertisement -

Ambasada gjermane në vend e ka përsëritur rregullin e Gjermanisë për të mos lejuar aktivitete elektorale në Gjermani nga zyrtarë të vendeve të tjera në periudhën më pas se tre muaj para zgjedhjeve në vendin ku mbahen.

Ky rikujtim vjen nga ambasada derisa zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit janë afruar.

“Meqenëse kemi një diasporë të madhe të Kosovës në Gjermani, duam t’u kujtojmë të gjithë kandidatëve se, si rregull, aktivitetet e fushatës zgjedhore nga zyrtarë të huaj në Gjermani nuk lejohen në periudhën më pak se tre muaj para zgjedhjeve”.

Edhe për zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit ambasada gjermane kishte paralajmëruar liderët e partive kosovare për këtë rregull të shtetit të tyre.

Ish-ambasadori gjerman Jorn Rohde kishte shkruar atë kohë se për zgjedhjet parlamentare që do të zhvilloheshin në Kosovë e kishin informuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe partitë politike për rregulloren e tyre specifike.

“ Kjo rregullore përfshin aktivitete të fushatës zgjedhore për zgjedhjet në Kosovë që zhvillohen në tokën gjermane. Rregullorja përcakton se lejet përgjithësisht nuk do të jepen nëse aktiviteti zhvillohet brenda periudhës më pak se tre muaj para datës së zgjedhjeve në vendin përkatës”, kishte thënë Rohde atë kohë.

Të ngjashme

Të fundit