11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Partitë proevropiane e ruajnë shumicën, fuqizohen ekstremistët e djathtë- votimi në BE e çon në zgjedhje Francën

- Advertisement -

Partia Konservatore Popullore Evropiane (EPP) ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Partitë e ekstremit të djathtë do të kenë dukshëm më shumë deputetë se më parë, sipas projeksionit të parë të përbërjes së re të PE’së.

Sipas projeksionit të prezantuar sonte nga kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, grupet kryesore pro-evropiane, EPP  dhe Social Demokratët, kanë humbur disa mandate në total, por mbeten forcat dominuese në legjislaturën e BE-së.

Partitë e gjelbra dhe rajonale dhe partitë e së majtës së moderuar, të mbledhura në grupin Të Gjelbërit/Aleanca e Lirë Evropiane (Të Gjelbërit/EFA), janë humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve pasi kanë humbur një numër të konsiderueshëm mandatesh.

Në përbërjen e ardhshme pesëvjeçare të PE-së, EPP pritet t’i ketë 181 nga 720 deputetë, pak më shumë se në përvërën e mëparshmen dhe në vend të dytë është Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve (S&D), e cila do të ketë 135 deputetë, sipas në një projeksion të bazuar në vlerësimet e votave të fituara nga shtetet anëtare dhe anketat e daljes.

Vendin e tretë e zuri grupi liberal Reneë Europe me 82 vende, i ndjekur nga dy grupet e ekstremit të djathtë – Konservatorët dhe Reformistët Evropianë (ECR) me 71 dhe Identiteti dhe Demokracia me 62 deputetë.

Nëse projeksionet rezultojnë të sakta, grupi politik i të Gjelbërve/EFA do të ketë 53 deputetë dhe e majta 34.

Në përbërjen e re do të jenë 102 deputetë që nuk i përkasin asnjë grupi politik. Midis tyre janë 51 ish-deputetë dhe 51 të sapozgjedhur, përfshirë përfaqësues të Alternativës për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë, e cila u përjashtua së fundmi nga grupi Identiteti dhe Demokracia.

Zgjedhjet kanë shkaktuar tërmet në Francë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka shpërndarë Parlamentin francez dhe ka shpallur zgjedhje të parakohshme, pas fitores së madhe të partisë së të djathtës ekstreme në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Sondazhet në Francë kanë treguar që lista e partisë së Marine Le Pen-it, Marshi Kombëtar, e udhëhequr prej Jordan Bardellas, ka dalë e para, me mbi 30 për qind të votave.

Kjo parti nuk ka shënuar asnjëherë më parë një rezultat kaq të lartë.

Le Pen ka thënë se partia e saj është e gatshme të marrë pushtetin.

Partia e së djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë, është e dyta me 16.5 për qind të votave, në krahasim me 11 për qind sa ka pasur në zgjedhjet e vitit 2019, sipas një sondazhi të publikuar prej transmetuesit publik, ARD.

Tri partitë pjesëmarrëse në koalicionin e kancelarit gjerman, Olaf Scholz kanë shënuar humbje të votave në krahasim me të kaluarën, sipas sondazheve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit