Fatale për shtetin e ka vlerësuar ish-ambasadori Kosovës, Avni Spahiu, paramendimin nëse partitë politike vendore shndërrohen në armiq – kjo në dritën e polarizimeve të mëdha të skenës politike qëmoti.
“Partitë politike duhet të kenë një raport shumë më ndryshe në qasjen e bashkëpunimit. Mund të kenë mospajtime, por nuk guxojmë të shndërrohemi në armiq të njëri-tjetrit, sepse kjo është fatale për shtetin e Kosovës”, ka thënë Spahiu në RTV Dukagjini.
“Nuk i duhet Kosovës një qeveri e dobët, e cila mund të mos funksionojë shumë gjatë. Duhet të kemi një qeveri të fortë”, ka deklaruar Spahiu.