25.3 C
New York
Wednesday, July 23, 2025

Buy now

Partitë politike në Kosovë, për dhe kundër draftit të Ramës për Asociacionin

- Advertisement -

Edhe të premten kanë vazhduar deklarimet në kundërshtim të veprimit të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili ka dërguar një propozim për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Propozimi i tij po quhet i turpshëm nga Vetëvendosje, derisa zyrtarë të PDK-së i kanë dhënë mbështetje, kurse LDK nuk mbështetë draftet që hartohen pa institucionet e Kosovës.

Këtij vlerësimi të kryeministrit shqiptar, nuk po i besojnë aspak zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Fitim Haziri, deputet i partisë së Albin Kurtit, po e kundërshton ashpër iniciativën e Edi Ramës – i cili të enjten njoftoi se ka dërguar një propozim për asociacionin e komunave me shumicë serbe tek presidenti francez dhe kancelari gjerman.

Haziri thotë se Qeveria Kurti jo vetëm që nuk do e pranoj në asnjë mënyrë këtë propozim të kryeministrit shqiptar, por sipas tij, ai nuk ka pasur fare nevojë për një hap të tillë.

Propozimin po thotë se e ka parë deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, po e vlerëson si propozim të mirë atë që është shkruar nga kryeministri i Shqipërisë.

Derisa kryeministri Albin Kurti, ende nuk ka dhënë qëndrimin e tij personal për këtë propozim, zyrtarët më të lartë të partisë së tij, po e quajnë skandaloz.

Madje, disa prej tyre po e ngrenë edhe si tradhti atë që ka bërë kryeministri shqiptar.

Bazuar në deklaratat dhe reagimet përmes rrjeteve sociale, zyrtarë të LDK-së nuk mbështesin asnjë draft që nuk është hartuar nga institucionet e Kosovës.

Reagime kundër tij ka pasur edhe nga politikanë të opozitës në Shqipëri.

Në anën tjetër, në Bundestagun Gjerman është konfirmuar se kanë pranuar draftin e Ramës, por në këtë fazë nuk e kanë komentuar atë.

Të ngjashme

Të fundit