16.6 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Partitë politike jodemokratike, analistët kritikojnë se udhëheqja është autoritare: Grupet klienteliste aktive

- Advertisement -

Shumica e partive politike në Kosovë vazhdimisht thirren në funksionim demokratik, por proceset e brendshme të këtyre partive nuk po konsiderohen demokratike nga ana e analistëve politik në vend.

Sipas tyre në zgjedhjet e brendshme te të gjitha partitë politike është krijuar një mekanizëm i dizajnuar që të gjithë delegatët t’i përshtaten një lideri për tu zgjedhuar si i pa konkurrencë. Ata kanë shtuar se në parti është krijuar edhe një sistem i udhëheqjes autoritare që e cenon demokracinë.

Analist politik, Shemsi Jashari, tha se një proces të tillë jo demokratik e ka karakterizuar edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) ku kryetar i saj u rizgjodh, Lumir Abdixhiku, i cili u votua nga 333 delegatët e pranishëm dhe që nuk kishte një kundër kandidat.

“Nëse i shohim emrat e partive politike, gjitha lidhen me demokracinë, demokratike, por nëse i shohim proceset e brendshme dalin shumë pak demokratike. E kemi tekë të gjitha partitë, e kemi parë një proces të mekanizuar që janë të dizajnuar që ti përshtatën një lideri për tu zgjedhur si i pa konkurrencë. Të njëjtën e pamë edhe në zgjedhjet e fundit që LDK-ja i organizoj, ndonëse i përmbylli me një konventë, që nëse e shohim nga aspekti i dizajnit shumë mirë të organizuar, por nëse e shohim nga përmbajtja edhe proceset që kanë ndodhur ne zgjedhjet në nivel të degëve dhe nene-degëve, e kemi parë që ka qenë një proces bukur shumë i kontrolluar dhe ata delegatë që për një arsye nuk u janë përshtatur kandidatëve për kryetar të degëve fillimisht, nuk kanë pasur mundësi që të jenë pjesë e listave të delegatëve në nivel të kuvendeve në nivel degëve pastaj edhe në Kuvendin qendrorë. E pame një proces që është përmbyllur ashtu siç ishte nisur për të dizajnuar që Lumir Abdigjiku të zgjidhet kryetar edhe për një mandat”, tha ai.

Jashari tha se partitë politike kanë krijuar një formë të klientelës që ai që nuk është i dëgjueshëm dhe nuk i përshtatet strukturave apo një individi të partisë, përjashtohet gjatë procesit kështu duke i pamundësuar pjesëmarrje në procesin zgjedhor.

“Ajo çka nuk po mundemi t’i shkëputemi si parti politike është që kanë krijuar një formë të klientelës edhe në mesin e anëtarësi edhe strukturave të partisë. Nëse t’i nuk je i dëgjueshëm, nëse nuk je që i përshtatësh strukturave ose individëve që mbështeten nga niveli qendrorë patjetër që do të përjashtohet gjatë procesit dhe nuk do të keshe mundësi që të jesh zëri yt në forumet brenda partiake. Kjo mendoj që e cenon demokracinë, e pamundëson zhvillimin e debatit edhe ngritjen e kualitetit, ose garës së brendshme. Njëjtë kemi parë tekë të gjitha paritët, ku gjinden forma të disa me kreative, të disa me vulgare që të përjashtohen kandidatë ose kundër-kandidat që mund të ishin pjesë e garës edhe ta sfidonin liderin ne Konventën e Përgjithshme”, tha ai.

Analisti Bekim Kabashi, tha se në shumicën e partive politike është instaluar një sistem i udhëheqjes autoritar. Sipas tij, edhe gara kur zhvillohet brenda partive politike përqendrohet në krijimin e grupeve dhe mundësin për t’i eliminua grupet e tjera.

“Është e vërtet që në shumicën e partive politike kemi sistem të udhëheqjes autoritar edhe gara kur zhvillohet brenda partive politike përqendrohet në krijimin e grupeve dhe mundësin për me i eliminua grupet tjera. Kjo nuk i kontribuon zhvillimit të demokracisë. E kemi edhe një situat të tillë ku ne shumicën e rasteve kemi vetëm një kandidatë për kryetar partie dhe nuk ka guxim prej njerëzve të tjerë që kanë ambicie politike për të ju kundërvu kandidatit i cili është kryesori për të pretenduar kreun e partisë”, tha ai.

Ai tha se LDK-ja pavarësisht kongresit të fundit, është ndër partitë që ka dëshmua që kanë një garë të brendshme  krahasuar me partitë tjera, për këtë ai tha se do t’i bënte nderë kësaj partie që ta vazhdonte traditën.

Kabashi shtoi se në Konventën e fundit të kësaj partie përjashtimi i kandidatëve ka lënë një shije të keqe, pasi sipas tij, pavarësisht mos pajtimeve njerëzit duhet që të kenë hapësirë në parti dhe të mos largohen në formën e eliminimit.

“Pavarësisht këtij kongresi ku LDK-ja e kishte vetëm një kandidat për kryetar mund të themi që kjo parti ka dëshmua që kanë një garë të brendshme të krahasuar me partitë tjera, ka ndërruar disa kryetar deri sot. Do ti bënte nderë LDK-së që të vazhdonte traditën që të kishte kundër-kandidat edhe kësaj herë po duket që ka munguar edhe guximi. Kemi parë që ka pasur oponencë brenda LDK-së, rasti më i theksuar ka qenë ai i Agim Veliut, dhe kjo lënë një shije të keqe, pasi që Veliu që është një figure e rëndësime e LDK-së është përjashtuar. Në LDK kjo lenë një shije të keqe, pavarësisht mos pajtimeve njerëzit duhet që të kenë hapësirë në parti dhe të mos largohen në formën e eliminimit siç ka ndodhur me Veliun, por edhe në të kaluarën edhe në parti tjera”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit