18.4 C
New York
Saturday, August 2, 2025

Buy now

Partitë nuk ndërrojnë qëndrime, fajësojnë njëra tjetrën

- Advertisement -

Nga 27 korriku, nuk patën të drejtë të shkojnë në Kuvend.

Por deputetët e Kosovës, të premten u bënë bashkë në një tryezë diskutimi nga shoqëria civile.

Edhe këtu, tema ishte për bllokadën institucionale dhe moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj bëri thirrje për konsensus për zhbllokim.

Por të fajshëm nuk e sheh vetën deputeti i Vetëvendosjes, Nezir Kraki.

Me parafolësin nuk u pajtua deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Ajo tha se partia e parë e ka bllokuar vendin për një emër.

Për bllokadën, përgjegjës e la Vetëvendosjen edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami.

Bajrami tha se ata që nuk kanë bashkëpunuar janë Vetëvendosje.

Për deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, interesi i Vetëvendosjes është kapja e të gjithë institucioneve.

E fundit që foli ishte deputetja e Nismës, Arbëreshë Krasniqi.

Edhe kjo bëri thirrje që secila parti të marrë përgjegjësi për aq sa i takon.

Me fjalimet e deputetëve opozitarë nuk ishte i kënaqur deputeti i VV-së, Kraki.

Por ndryshe prej Kuvendit, Çitaku e Bajrami bënë replikë për të.

Sipas masës së përkohshme të Gjykatës Kushtetuese, deputetët nuk kanë të drejtë të mbajnë seancë deri më 8 gusht.

Para kësaj date, pritet një vendim i ri i Gjykatës Kushtetuese.

 

Të ngjashme

Të fundit