“Pas vendosjes së autoritetit të institucioneve të vetëshpallura në Prishtinë dhe në katër komuna në veri të krahinës, mund të konstatojmë se asnjë pëllëmbë e Kosovës nuk është e lirë nga çizma e Prishtinës”, thotë “Zavetnici”, raporton “Danas”.
“Marrja e një vendimi zyrtar që do të përcaktonte gjendjen e okupimit është e vetmja mënyrë për të mbrojtur interesat shtetërore dhe kombëtare, si dhe sigurinë e popullit serb në Kosovë dhe Metohi, në këtë moment”, theksohet në këtë komunikatë.
Partia “Zavetnici” është parti politike e së djathtës ekstreme në Serbi. Ata e përkufizojnë veten si parti politike konservatore dhe rusofile dhe kundërshtojnë anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Kujtojmë se sot, tre kryetarë të zgjedhur kanë dhënë betimin e tyre për të drejtuar tri komunat veriore të vendit – Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Ai i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, betimin e ka dhënë ditë më parë