1.9 C
New York
Sunday, February 23, 2025

Buy now

Partia e tij rrezikon të pësojë humbje historike, Scholz del për vrap në ditën e zgjedhjeve

- Advertisement -

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz doli për vrap në ditën e zgjedhjeve, siç raporton Dutsche Welle, që publikoi një fotografi.

“Qetësi olimpike – Vrap në ditën e votimeve! Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i shoqëruar nga truprojat bën vrap në ditën e zgjedhjeve. Sondazhet për partinë e tij SPD nuk janë aspak optimiste!”, thuhet në postimin e DW.

SPD-ja e tij rrezikohet nga një humbje historike në zgjedhjet e sotme në Gjermani, sipas sondazheve.

Çdo rezultat nën 20% do të ishte më i keqi për këtë parti në historinë e pasluftës – dhe sondazhet e tregojnë atë shumë larg këtij pragu, aktualisht në 14%. Olaf Scholz do të bëhej kështu kancelari me mandatin më të shkurtër në 50 vitet e fundit dhe i vetmi socialdemokrat që nuk ka arritur të rizgjidhet si kancelar, shkruan DW.

Sipas sondazheve, Friedrich Merz ka shanset më të mira për të fituar kancelarinë. Kryetari i CDU-së udhëheq Unionin e CDU/CSU, i cili, pasi drejtoi vendin për 16 vjet, kaloi në opozitë në vitin 2021 dhe tani kërkon të rikthehet në pushtet. Në vendin e dytë, me rreth 20% të votave, është AfD-ja, një parti pjesërisht ekstremiste e djathtë. Kjo është dyfishi i rezultatit të saj në vitin 2021.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit