9.1 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Partia e Kurtit vazhdon inatet me Thaçin e Veselin, e pret në Kosovë veç Selimin – PDK-ja i përmend krejt ish-krerët e UÇK-së

- Advertisement -

Sot është katër vjetori i arrestimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, nga ana e Dhomave të Specializuara të Kosovës nën dyshimin për krime lufte dhe kundër njerëzimit. Në katër vjetorin e arrestimit, shumë politikanë, analistë e gazetarë kanë shkruar për katër figurat që po përballen me drejtësinë në Hagë.

Megjithatë, gjatë përkujtimeve u vërejt një gjë interesante. Lëvizja Vetëvendosje ka përkujtuar vetëm Rexhep Selimin, ish-shef i grupit parlamentar, që është njëri nga ish-krerët e UÇK-së që po gjykohet në Hagë.

Tutje, delegacioni i VV-së, i kryesuar nga kryeministri Albin Kurti, e vizituan vetëm familjen e Selimit, ku i priti gruaja e “10-tshit” të luftës, Shqipe Mehmeti Selimi, që është edhe deputete e VV-së. Në shkrimin e VV-së theksohet se ata presin kthimin e Selimit në Kosovë, pa përmendur fare Thaçin, Veselin e Krasniqin, shkruan Nacionale.

“Sot, vizita e Kryeministrit Kurti bashkë me krerë të tjerë të institucioneve dhe të Lëvizjes VETËVENDOSJE! te familja e Rexhep Selimit, bashkëshortja e tij dhe deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi, përforcoi edhe një herë bindjen tonë të pathyeshme: lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe dinjitoze. Ne do të vazhdojmë ta kundërshtojmë gjykatën e padrejtë, gjykimin e padrejtë, ashtu siç kemi bërë gjithmonë.

Si Lëvizje, si anëtarësi e si aktivistë, jemi të patundur në mbështetjen për Rexhepin dhe shpresojmë që ai të kthehet sa më parë te ne, te vendi që aq shumë e deshi dhe për të cilin kontribuoi shumë dhe pa kursyer asgjë” – ka shkruar VV-ja, transmeton Nacionale.

Në lidhje me këtë status ka reaguar ish-këshilltar i Veselit, Shkëlzen Dragaj. Në një postim në Facebook, Dragaj është treguar i ashpër me VV-në, duke i quajtur të poshtër.

“Në Hagë bashkë me Rexhën janë edhe nja tri figura tjera të UÇK-së, e që bashkë mbrohen përballë një aktakuze qesharake, të improvizuar e të ndërtuar mbi faktet e Serbisë. Më vjen fort keq, që një parti që ka marrë kaq shumë mbështetje popullore, ka kësi qasje të ndarjes edhe kur bëhet fjalë për luftën. Madje edhe në fjalinë e shpresës për kthim faqebardhë nga Haga e përmendin vetëm bashkëbartiakun e tyre. E ata tjerët a me u kthy a jo? Kjo tregon shumë për vogëlisinë në moral e në ndjenja kombëtare, për dallim nga hapareshjet e mëdha patriotike që i japin nëpër rrugë e salla me flamuj kombëtar. Bre të poshtër!” – ka shkruar Dragaj.

Për dallim nga VV-ja, eksponentë të ndryshëm të PDK-së kanë përmendur me emër e mbiemër katërshen e ish-krerëve të UÇK-së. Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, i përmendi të gjithë ish-krerët e UÇK-së, që po përballen me gjykimin në Hagë.

Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të PDK-së, shkroi se ish-krerët e UÇK-së “janë protagonist të faqes më të ndritur të historisë sonë”.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre janë protagonistë të faqes më të ndritur të historisë sonë. Ata kanë qenë bashkë në kohët më të vështira të Kosovës, bashkë po e përballojnë edhe kapitullin e fundit për dinjitetin e luftës çlirimtare dhe si çlirimtarë, bashkë do t’i rikthehen Kosovës, për lirinë dhe pavarësinë e të cilës i dhanë vitet më të mira të jetës” – ka shkruar Tahiri.

Njëjtë shkroi edhe deputetët e PDK-së, Ferat ShalaGanimete Musliu dhe ish-këshilltari i Veselit, Ardi Nurellari.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit