11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Partia e Jabllanoviqit: U dëshmua që Qeveria Kurti s’mund të organizojë zgjedhje në veri

- Advertisement -

Partia e Serbëve të Kosovës përmes një komunikate ka thënë se procesi zgjedhor të dielën në veri të Kosovës, ka dëshmuar se Qeveria e Albin Kurtit nuk mund të organizojë zgjedhje.

Sipas kësaj partie e cila pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve tha se është tërhequr nga gara, tha se ndikimi i VV-së në veri “matet me një dasmë pak më të dobët”

“Falënderojmë të gjithë mbështetësit dhe anëtarët e partisë sonë. Ne kemi treguar se serbët s’mund të detyrohen kundër serbëve. Qeveria e Albin Kurtit ka treguar se nuk është në gjendje të organizojë zgjedhje në veri të Kosovës dhe se ndikimi i lëvizjes së tij Vetëvendosje në veri matet me një dasmë pak më të dobët. Na mbetet të shpresojmë se kjo komedi zgjedhore nuk do ta ketë vazhdimin e saj dhe se QUINT-i e ka kuptuar qëndrimin dhe vendimin e serbëve në veri të Kosovës. Falënderojmë Qeverinë e Serbisë dhe presidentin Aleksandar Vuçiq që nuk na sulmuan dhe që u treguan të durueshëm dhe besuan se do të marrim vendimin e duhur në interes të serbëve dhe të paqes”, ka shkruar Partia e Serbëve të Kosovës në Facebook.

Garën në Leposaviq e fitoi kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Lulzim Hetemi, me 100 vota. Në Zubin-Potok fitoi Izmir Zeqiri i PDK-së me 196 vota. Në Zveçan fitoi Ilir Peci i PDK-së me 114 vota, ndërsa në Mitrovicë të Veriut ngadhënjeu Erden Atiq me 519 vota.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit