7.1 C
New York
Monday, January 12, 2026

Buy now

Partia e Drejtësisë e gatshme ta vazhdojë bashkëpunimin me LDK-në

- Advertisement -

Partia e Drejtëisë ka dalë me një komunikatë pas përfundimit të procesit zgjedhor.

PD shpreh vlerësimin e saj institucional dhe politik për bashkëpunimin parazgjedhor me LDK-në.

Në komunikatë thuhet se rezultati zgjedhor nuk e zbeh vlerën e bashkëpunimit poplitik ndërpartiak dhe as përgjegjësinë e PD-së për të kontribuar në stabilitetin institucional.

“Partia e Drejtësisë mbetet e përkushtuar ndaj vlerave të saj programore dhe shpreh gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit politik e partiak me Lidhjen Demokratike të Kosovës, në funksion të interesit publik, konsolidimit demokratik dhe forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Pas përfundimit të procesit zgjedhor, Partia e Drejtësisë shpreh vlerësimin e saj institucional dhe politik për bashkëpunimin parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Pavarësisht faktit se ky bashkëpunim nuk rezultoi me përfaqësim të drejtpërdrejtë parlamentar për Partinë e Drejtësisë në përbërjen aktuale të Kuvendit të Republikës së Kosovës, fushata zgjedhore u zhvillua në frymë korrektësie, respekti reciprok dhe partneriteti të sinqertë politik.

Rezultati zgjedhor nuk e zbeh vlerën e bashkëpunimit politik ndërpartiak dhe as përgjegjësinë e Partisë së Drejtësisë për të kontribuar në stabilitetin institucional, funksionimin demokratik dhe proceset e ardhshme shtetformuese në vend.

Partia e Drejtësisë mbetet e përkushtuar ndaj vlerave të saj programore dhe shpreh gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit politik e partiak me Lidhjen Demokratike të Kosovës, në funksion të interesit publik, konsolidimit demokratik dhe forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Në periudhën që vjen, vendi përballet me vendime të rëndësishme politike dhe institucionale. Në këto rrethana, maturia politike, dialogu dhe bashkëpunimi ndërpartiak janë të domosdoshme. Këto parime do të vazhdojnë të udhëheqin veprimin politik të Partisë së Drejtësisë.

Partia e Drejtësisë falënderon qytetarët që e mbështetën, strukturat e saj për angazhimin gjatë fushatës zgjedhore, si dhe partnerët politikë në Lidhjen Demokratike të Kosovës për korrektësinë dhe bashkëpunimin gjatë gjithë këtij procesi.

Të ngjashme

Të fundit