7.4 C
New York
Wednesday, November 13, 2024

Buy now

Parregullsitë e peticionit në veri

- Advertisement -

Grupi nismëtar serb, mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve në veri e nisi me parregullsi.

Ndonëse numrat i kanë mbledhur sipas Udhëzimit Administrativ, komunat po ankohen për shkelje ligjore gjatë këtij procesi.

Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, thotë se ka hasur në nënshkrime të cilat janë grumbulluar kundërligjshëm për shkarkimin e tij.

“Edhe ne e kemi pas jo saktësisht të konfirmuar, mirëpo dyshimet janë se ka pas parregullsi edhe gjatë procesit të atij nënshkrimi të peticionit. Unë qysh nga fillimi kompas vërejtjet edhe pak a shumë te Udhëzimi Administrativ, i cili iu ka hapur rrugë këtyre grupacioneve të ndryshme, unë  i shoh më shumë shkaktim të tollovirave”, tha ai.

E kryesuesi i kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, tashmë ka njoftuar edhe faktorin ndërkombëtar, sipas tij edhe në këtë komunë nuk ka shkuar procesi ashtu siç kërkohet sipas Udhëzimit Administrativ.

“Të parën ditë ju e keni pa se ka qenë organizimi në mënyrë të detyrueshme por në të dytën ditë janë numerikisht më pak, kanë shku grupe grupe. Unë dhe zëvendësi për jo shumicë e kemi qenë, kemi shiku qysh po shkon, puna në terren, kemi pa në mënyrë të organizuar, kemi njoftuar ministrinë. Po edhe faktorin ndërkombëtar kom pa mos interesim nga faktori ndërkombëtar”, ka deklaruar ai.

Për TËVË1 e kanë konfirmuar edhe komuna e Leposaviqit dhe Zveçanit se gjatë këtij procesi njëjtë është vepruar nga grupi nismëtar për mbledhjen e nënshkrimeve.

Tashmë, këto nënshkrime kanë filluar të verifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar procesin e verifikimit të nënshkrimeve të mbledhura në peticionin e organizuar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. KQZ, në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të verifikojë këto lista me nënshkrime, pra nëse personat që kanë nënshkruar janë qytetarë me të drejtë vote në komunën përkatëse.”

Ndryshe, kryetarët shqiptarë u zgjodhën në prill të vitit 2023, në zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët, në shenjë pakënaqësie me politikat e Qeverisë së Kosovës.

Nisja e detyrës së tyre nxiti tensione në fund të majit të vitit të kaluar, të cilat kulmuan në Zveçan, pasi protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë – KFOR.

Kronikë e realizuar nga gazetari: Venhar Isufi

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit