-0.6 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Parlamenti ukrainas miraton ndryshimin, Krishtlindjet do të festohen më 25 dhjetor dhe jo në 7 janar

- Advertisement -

Parlamenti ukrainas ka miratuar një projektligj, të iniciuar nga presidenti i vendit Volodymyr Zelenskyy, për të “braktisur trashëgiminë ruse “, dhe për këtë arsye ka zhvendosur festimin e Ditës së Krishtlindjes në vend nga 7 janari më 25 dhjetor, tha të premten ligjvënësi ukrainas Yaroslav Zheleznyak.

“Rada ( parlamenti ukrainas ) ndryshoi datat e festave publike ,” tha Zheleznyak në Telegram. Parlamenti miratoi lëvizjen e ditës së Krishtlindjes nga 7 janari në 25 dhjetor, Ditës së shtetësisë së Ukrainës nga 28 korriku më 15 korrik, Ditës së Mbrojtësve nga 14 tetori në 1 Tetor, shtoi ligjvënësi ukrainas.

Ukraina dhe shtetet e tjera ish-sovjetike aktualisht festojnë festën e Krishtlindjes më 7 janar, në përputhje me kalendarin Julian të përdorur nga Kisha Ortodokse.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit