Kështu raporton BBC me burime pranë komitetit të tregtisë ndërkombëtare të parlamentit. Pezullimi do të shpallet në Strasburg nesër pasdite.
Maarrëveshja Presidentit Trump dhe Ursula von der Leyen u arrit në fushën e golfit të Trump në Skoci në korrik.
Ajo uli tarifat e SHBA-së për të gjitha importet nga BE në 15%, gjë që u pa si një marrëveshje e mirë në atë kohë duke qenë se Trump kërcënonte me taksa importi prej 30%.
Megjithatë, marrëveshja ka nevojë për miratim nga Parlamenti Evropian, por komiteti i tregtisë ndërkombëtare nuk e ka përfunduar ende shqyrtimin e saj.
Të shtunën, brenda pak orësh nga kërcënimi i Presidentit Trump për tarifat e SHBA-së mbi Grenlandën, eurodeputeti me ndikim gjerman Manfred Weber tha se “miratimi nuk është i mundur në këtë fazë”.
Ndërsa marrëveshja po finalizohej, BE pezulloi tarifat e saj hakmarrëse për mallra me vlerë 93 miliardë euro që blen nga SHBA-ja.
Ky pezullim përfundon më 6 shkurt dhe pa zgjatje apo miratim parlamentar të marrëveshjes, tarifat e BE-së për mallrat amerikane do të hyjnë në fuqi më 7 shkurt.






