1.8 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Parlamenti çek miraton mocionin, shpall Rusinë vend “terrorist”

- Advertisement -

Parlamenti çek ka miratuar një mocion që e përshkruan administratën aktuale ruse si “terroriste”.

Mocioni veçoi sulmet e përhapura ndaj objektivave civile ukrainase dhe infrastrukturës kryesore të energjisë.

Gjatë votimit, 129 nga 156 deputetë të pranishëm në parlament me 200 vende miratuan mocionin, shkruan BBC.

Mocioni u kundërshtua nga të 14 deputetët e partisë së ekstremit të djathtë SPD.

Qeveria çeke e qendrës së djathtë është një nga mbështetësit më të fortë të Ukrainës dhe ishte ndër të parat që dërgoi armë të rënda – përfshirë tanke – për forcat e armatosura ukrainase./Abcnews.al/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit