-6.7 C
New York
Wednesday, January 21, 2026

Buy now

Parisi shokohet nga Sportingu në Portugali

- Advertisement -

Kampioni në fuqi i Evropës, Paris Saint-Germaini është shokuar në Portugal inga skuadra e Sportingut të Lisbonës.

Sportingu triumfoi në Portugali me rezultatin 2:1, të martën mbrëma, në ndeshjen që I takoi xhiros së shtatë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Luis Suarez ishte më i merituari për këtë fitore të madhe të Sportingut, pasi realizoi të dy golat për ekipin portugez.

Pjesa e parë, përfundoi pa gola kurse në pjesën e dytë, u shënuan të tre golat e takimit.

Suarez në minutën e 74-të zhbllokoi rezultatin, përpara se Kvicha Kvaratskhelia ta barazojë në 1:1 pesë minuta më vonë.

Megjithatë, fitoren Sportingu e realizoi në minutën e 90-të, me golin e Suarezit.

Me këtë fitore, Sportingu ngritet në pozitën e gjashtë në tabelë me 13 pikë, sa I ka edhe PSG-ja që zë vendin e pestë.

Të ngjashme

Të fundit