17.4 C
New York
Wednesday, October 22, 2025

Buy now

Parisi i pamëshirshëm ndaj Leverkusenit

- Advertisement -

Kampioni në fuqi i Evropës, Paris Saint-Germaini ka shënuar fitore bindëse në kuadër të xhiros së tretë të fazës së ligës në Champions.

Në duelin e luajtur të martën mbrëma në stadiumin “BayArena” në Gjermani, skuadra franceze triumfoi me rezultatin 7:2.

Për Parisin kjo është fitorja e tretë në tri ndeshje të luajtura në këtë fazë, ndërsa Leverkuseni mbetet pa fitore, pasi ka dy humbje dhe një barazim.

Aleix Garcia (38’, 54’) realizoi dy golat për Leverkusenin, ekip që humbi edhe penallti në pjesën e parë pas inga pika e bardhë dështoi Ajelandro Grimaldo.

Te PSG-ja, shkëlqeu Desire Doue që realizoi “hat-trick” kurse golat të tjerë i realizuan Pacho, Kvicha Kvaratskhelia, Nuno Mendes, Ousmane Dembele e Vitinha.

Të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjen me nga një lojtar më pak pasi në pjesën e parë u përjashtuan direkt me karton të kuq, Robert Andrich e Illia Zabarnyi.

Të ngjashme

Të fundit