10.8 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Paris Saint-Germain zyrtarizon transferimin e Milan Skriniar

- Advertisement -

Paris Saint-Germain ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e mbrojtësit Milan Skriniar si lojtar i lirë, pas skadimit të kontratës së tij me Interin.

Kampioni francez ka vazhduar me zyrtarizime edhe gjatë ditës së sotme, pasi ka konfirmuar ardhjen e Skriniar, pas nënshkrimit me trajnerin Luis Enrique.

Skriniar vjen në Parc des Princes si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës së tij me Interin dhe mos vazhdimit të saj.

Paris Saint-Germain kishte arritur marrëveshje me yllin sllovak nga janari, por vetëm tani ka ardhur zyrtarizimi i transferimit.

“Paris Saint-Germain është i kënaqur të njoftojë se Milan Skriniar ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare me klubin”.

“Kontrata e mbrojtësit sllovak është deri më 30 qershor 2028”, thuhet në njoftimin e klubit francez.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit