Paris Saint-Germain shkatërron Chelsea dhe kalon në çerekfinale

- Advertisement -

Paris Saint-Germain ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të UEFA Champions League pas një fitoreje bindëse edhe në ndeshjen e kthimit në Londër ndaj Chelseat 0-3.

Skuadra franceze triumfoi falë golave të Khvicha Kvaratskhelia, Bradley Barcola dhe Senny Mayulu, duke vulosur një dominim të plotë ndaj londinezëve.

Me këtë sukses, PSG e mbyll këtë përballje me rezultat të përgjithshëm 8-2, duke mos i lënë asnjë shans Chelseat në të dy ndeshjet.

Klubi parisien konfirmon kështu formën e shkëlqyer në Evropë dhe tani pret kundërshtarin e radhës në fazën çerekfinale, me synimin për të shkuar sa më larg në garën më prestigjioze për klube në kontinent, apo më saktë mbrojtjen e titullit të fituar një vit më parë.

Të ngjashme

Të fundit