19.5 C
New York
Tuesday, June 17, 2025

Buy now

Paris Jackson u përgjigjet kritikëve që e gjykojnë për performancën në përvjetorin e vdekjes së babait të saj

- Advertisement -

Paris Jackson, vajza 27-vjeçare e ikonës së muzikës Michael Jackson, ka reaguar ashpër ndaj fansave të cilët kanë kritikuar vendimin e saj për të performuar në datën 25 qershor – ditën e përvjetorit të vdekjes së babait të saj.

Në një video të postuar në Instagram, Paris sqaroi se data e koncertit nuk ishte zgjedhje e saj personale, duke theksuar: “Kur nuk je kryesues në një turne, nuk zgjedh vetë datën kur performon”.

Ajo është pjesë e turneut të grupit Incubus dhe Manchester Orchestra, dhe më 25 qershor do të performojë në Nashville, Tennessee, si pjesë e këtij formacioni, shkruan DailyMail.

Artistja u shpreh qartë se ndonëse përvjetori i vdekjes së babait të saj është një ditë e rëndë për të dhe familjen, ajo nuk ka luksin e anulimeve, sidomos duke qenë artiste hapëse me një format akustik të thjeshtë.

Paris nënvizoi se dhimbja për humbjen e të atit nuk kufizohet në një datë të vetme dhe se nuk duhet gjykuar për mënyrën se si e përballon.

Ajo rishpërndau gjithashtu një koment nga një llogari fansash që i dilte në mbrojtje, duke e falënderuar thjesht me fjalët: “Faleminderit familje”.

Performanca e saj në këtë datë është pjesë e një angazhimi më të gjerë dhe nuk përbën mungesë respekti ndaj trashëgimisë së Michael Jackson, përkundrazi, ajo theksoi se ai është gjithmonë pjesë e saj: “Jetoj me humbjen e babait çdo ditë”.

Paris është në një lidhje me Justin Long, të cilin e njohu në vitin 2022 dhe me të cilin u fejua dhjetorin e kaluar.

Ajo vazhdon të ndërtojë karrierën e saj muzikore me përkushtim, pavarësisht sfidave personale dhe pritshmërive publike që i vijnë nga mbiemri që mban. /Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit